FREYSSINET | Rinovim I Konstruksioneve - Foreva

Strukturat e vjetra krijojnë një nevojë në rritje për rinovim, të përforcuar nga kërkesat gjithnjë e më të rrepta për sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Për shkak të këtyre nevojave në industrinë e ndërtimit, Freyssinet ka zhvilluar ekspertizë dhe njohuri praktike në rehabilitimin strukturor përmes zgjidhjeve moderne brenda markës Foreva®.

Me sistemin Foreva®, kompania Freyssinet garanton punë cilësore dhe qëndrueshmëri të sanacioneve si pjesë e shërbimit “çelës në dorë”.

Me ndihmën e departamentit të saj teknik të përbërë nga inxhinierë civilë dhe kimikë, ekspertë materialesh, Freyssinet praktikon një politikë proaktive për zhvillimin e zgjidhjeve dhe produkteve për sanacion, të konfirmuar përmes testeve laboratorike dhe informacioneve të marrë nga përvoja në terren.

Qoftë betoni, metali, tulla apo druri, një ndërtesë jeton, vjetërohet dhe pëson ndryshime me kalimin e kohës. Kompania Freyssinet u ofron klientëve të saj zgjidhje të provuara për riparimin, mbrojtjen dhe forcimin e këtyre strukturave, nëpërmjet:

- metodat dhe teknologjitë e mirëmbajtjes dhe riparimit

- metodat dhe teknologjitë për forcimin e konstruksioneve

- metodat dhe teknologjitë për mbrojtje

- metodat dhe teknologjitë për forcimin kompozit

Freyssinet ofron një zgjidhje të plotë që përfshin projektimin, dimensionimin, materialet nga programi Foreva® dhe instalimin e tyre.