FREYSSINET | Kushineta

Freyssinet ofron një gamë të plotë kushinetash të dizajnuara për t'iu përgjigjur suksesshëm kufizimeve të funksionimit të çdo strukture, duke përmbushur të gjitha standardet ndërkombëtare.

Përveç si lidhje midis shtyllave dhe pllakave të sipërme të urave, kushinetat Freyssinet mund të përdoren edhe në lloje të tjera strukturash, si stadiume, tubacione, ndërtesa.

Të gjithë kushinetat Freyssinet kalojnë kontrolle rigoroze të brendshme dhe të jashtme në të gjitha fazat e prodhimit, duke siguruar kontinuitet të shënjimit CE në të gjitha produktet Freyssinet.

Ekipi projektues i Freyssinet ofron zgjidhjet më optimale për çdo lloj konstruksioni, sipas nevojave të parashikuara, si dhe standardeve të kërkuara.

Kompania gjithashtu është e specializuar në inspektimin dhe mirëmbajtjen/zëvendësimin e kushinetave.

Kushinetat elastomerike

Kushinetat elastomerike absorbojnë ngarkesa të moderuara duke lejuar lëvizje të konsiderueshme rrotulluese.

Freyssinet ofron kushineta prej gome natyrale dhe sintetike për të përmbushur standarde të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare (EN, BS, AASHTO, DIN,..).

Cilësia e prodhimit të këtyre kushinetave garantohet nëpërmjet formulave adekuate, kontrollit të përzierjeve dhe të trajtimit sipërfaqësor të çelikut, si dhe nëpërmjet procedurave të prodhimit dhe modelimit.

Në të gjitha fazat e prodhimit kryhen inspektime rigoroze të brendshme dhe të jashtme, duke siguruar kontinuitet të shënjimit CE në produktet Freyssinet.

Kushineta mekanike kupe, sferike dhe speciale

Freyssinet posedon gamën e saj të kushinetave kupe dhe sferikë, kushineta TETRON®.

Kushinetat kupe Freyssinet karakterizohen me përmasat e tyre të moderuara, të punuara sipas projektit, përshtatjen edhe me standardet e ndryshme, çmimin e përshtatshëm, shumëllojshmërinë e përdorimit (p.sh. si sistem kundër rrëshqitjes ose ngritjes). Të gjitha pjesët e tyre, duke përfshirë edhe nënshtresën për lëvizje PTFE, kanë shenjën CE.

Kushinetat sferike Freyssinet karakterizohen me përdorimin e një materiali të ri si një nënshtresë për lëvizje në vend të PTFE të pastër, materiali ISOGLIDE® i cili në shumë raste lejon zvogëlim të dimensioneve të kushinetave, me koeficient fërkimi <2% në një interval të moderuar të temperaturës dhe një koeficient fërkimi <3,5% në temperatura shumë të ulëta dhe jetëgjatësi 5 herë më të gjatë sesa PTFE, me rezistencë të veçantë ndaj temperaturave të ulëta, gjë që zgjat ndjeshëm jetën e kushinetës. Kushinetat janë të përshtatura me të gjitha standardet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kanë shenjën CE.

Kushinetat speciale përdoren për të marrë vetëm forca horizontale, kushineta osciluese, etj.