GRUPACIONI YNË

Kush jemi ne?

80 vjet inovacion –partner i specializuar për ndërtim dhe sanacion

E themeluar nga Eugène Freyssinet, shpikësi i paranderjes, kompania Freyssinet bashkon një gamë të gjerë aftësish ndërtimi.

Operacionet e kompanisë, në rolin e kontraktorit kryesor apo nënkontraktorit, në fushën e punimeve të reja, si dhe në fushën e sanacionit, janë në mbarë botën, nëpërmjet një rrjeti të zhvilluar të filialeve në më shumë se 60 shtete.

 

 

Nga elaborimi i zgjidhjeve inxhinierike, deri tek prodhimi i materialeve dhe implementimi i zgjidhjeve teknike në terren, Freyssinet është i hapur për çdo lloj projekti, pavarësisht nga madhësia e tij, me të njëjtat parime të përdorimit të produkteve dhe zbatimit të cilësisë së lartë, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.

7,300 të punësuar në mbarë botën

në më shumë se 60 shtete në botë

me më shumë se 10,000 projekte në vit

Freyssinet është pjesë e grupacionit Vinci - një kompani udhëheqëse në botë në fushën e ndërtimit dhe koncesioneve.

Soletanche Freyssinet

Cili është specialiteti ynë?

Ndërtimi dhe sanacioni

Ndërtimi

- Kabllo të varura: mbi 300 projekte të realizuara. Disa prej tyre: Ura Normandi - Francë, Ura Millau - Francë, Ura Vasco da Gama - Portugali, Ura Rion Antirion - Greqi, Stadiumi BC Place Kanada, Ura e Ishullit Rus – Rusi,...

- Paranderje: si pionier i shkëlqyer në fushën e paranderjes, Freyssinet ofron një gamë të plotë të zgjidhjeve të paranderjes me litar dhe shufra në të gjitha fushat e ndërtimit. Duke punuar me ekipet e veta, profesionistë me trajnim të nivelit më të lartë, Freyssinet garanton nivel të lartë profesionalizmi në zbatimin e punimeve, në të gjitha fazat, nga asistenca në projektim deri në fazat përfundimtare të zbatimit.

- Fugat e dilatacionit: për më shumë se 50 vjet, Freyssinet prodhon dhe instalon fuga të dilatacionit, si për rrugë dhe hekurudha, ashtu edhe për ndërtesa. Kompania ofron një sërë zgjidhjesh cilësore të provuara. Nëpërmjet vëzhgimeve dhe inspektimeve në terren dhe asistencë gjatë projektimit, Freyssinet ofron mbështetje në përcaktimin e llojeve më të përshtatshme të fugave të dilatacionit, të cilat instalohen nga ekipe të trajnuara. Kompania gjithashtu ofron mbështetje në fazën e inspektimit dhe mirëmbajtjes së fugave të dilatacionit në funksionim, duke kontribuar kështu në uljen e kostove të mirëmbajtjes dhe planifikim më të mirë të aktiviteteve investuese.

- Kushinetat: Të gjitha kushinetat Freyssinet kanë shenjën SE. Ato prodhohen sipas nevojave të projekteve dhe mund të punohen sipas standardeve të ndryshme botërore.

- Mbrojtja sizmike: Si pionier në zhvillimin e mbrojtjes antisizmike, Freyssinet ofron një sërë produktesh speciale dhe shërbime adekuate, të njohura nën markën ISOSISM®

- Metodat e performancës: Freyssinet është një partner multidisiplinar që ofron zgjidhje “çelës në dorë” për sigurimin e pajisjeve dhe montimin e strukturës së sipërme, por edhe komplet të strukturave të tëra, duke përfshirë shtyllat, pllakat dhe punimet përfundimtare, në terren ose si segmente të parafabrikuara.

Sanacione dhe përforcime

- Mirëmbajtje të rregullt, intervenime në kushte emergjente, sanacione të fugave të dilatacionit

- Mirëmbajtje dhe sanacione të kabllove të varura, duke kryer paranderje të jashtme

- Ndërrim të kushinetave

- Forcim të konstruksioneve nëpërmjet mbrojtjes antisizmike

- Përforcim strukturor të urave, ndërtesave, objekteve të trashëgimisë kulturore, ndërtesave industriale, tuneleve, infrastrukturës ujore,... përmes programit Foreva®

 

ANGAZHIMET TONA

Përgjegjësia shoqërore e korporatës sonë është po aq e rëndësishme për ne sa edhe performanca jonë. Ne gjithmonë kemi vendosur sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve në qendër të veprimeve tona. Jemi të përkushtuar për të reduktuar gjurmën tonë në mjedisin dhe për të ndihmuar në adresimin e sfidave të sotme. Nëpërmjet teknologjive dhe metodave aktuale, por edhe nëpërmjet zhvillimit të atyre të rejave, Freyssinet punon në mënyrë konstante për të reduktuar ndikimin e punimeve të ndërtimit në mjedis, duke reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe të energjisë elektrike dhe duke rritur procesin e përdorimit të materialeve të ricikluara.

 

FREYSSINET MAQEDONI E VERIUT

Freyssinet Maqedoni e Veriut është filialë e Freyssinet në Maqedoni të Veriut, e cila i mbulon dhe Shqipërinë dhe Kosovën.

E themeluar në vitin 2001 si zyrë përfaqësuese përgjegjëse për aktivitetet tregtare në territorin e të gjithë rajonit të Ballkanit me emrin Freyssinet Ballkan, zyra përfaqësuese u shndërrua në filialë në vitin 2013 dhe filloi të kryejë aktivitete në zonën që mbulon.

Aktivitetet e Freyssinet në rajon përfshijnë: paranderjen, vendosjen e kabllove të varura, fugat e dilatacionit dhe kushinetat, mbrojtjen sizmike, rehabilitimin dhe sanacionin e ndërtesave...