FREYSSINET | Pllaka Te Paranderura - Zgjidhje Per Tavanet E Paranderur

Kompania ka njohuri dhe ekspertizë të jashtëzakonshme në ndërtimin e ndërtesave me interes publik, duke realizuar projekte të shumta të suksesshme në mbarë botën. Paranderja shtesë, e cila për shumë vite është përdorur në strukturat, po bëhet gjithnjë e më e përhapur në inxhinierinë civile.

Një numër në rritje i arkitektëve dhe planifikuesve i kuptojnë avantazhet e tyre dhe i përdorin për ndërtimin e ndërtesave. Tendencat bashkëkohore në arkitekturë, duke reflektuar jetën moderne, favorizojnë sipërfaqe të mëdha dyshemeje të pandërprera, dizajn të brendshëm fleksibël dhe hapësira modulare, me tendencë të rritjes së nivelit të qëndrueshmërisë së ndërtesës. Këto kërkesa të shumëfishta mund të plotësohen me përdorimin e paranderjes, e cila lejon ndërtimin e sipërfaqeve të mëdha të pandërprera, me një numër minimal të shtyllave dhe trashësi të reduktuar të tavaneve. Fleksibiliteti i ndërtimit - me ndihmën e pajisjeve të lehta - dhe karakteristikat mekanike të sistemit Freyssinet, u ofrojnë arkitektëve, projektuesve dhe investitorëve, një zgjidhje ekonomike për projektimin e strukturave të ndërmjetme dhe tarracave në një shumëllojshmëri të gjerë ndërtesash, si:

- rtesa biznesi ose banimi;

- garazhe nëntokësore ose në kate;

- spitale;

- shkolla;

- qendra tregtare;

- objekte industriale;

- objekte sportive;

- konstruksione speciale (basenet për separacion të materialeve, rezervuarë depozitimi, etj.)