FREYSSINET | Paranderje

Paranderje

Freyssinet ka në dispozicion një sistem të çertifikuar paranderjeje, të destinuar për aplikime të ndryshme të paranderjeve të brendshme dhe të jashtme, si ato infrastrukturore, ashtu edhe industriale, rezidenciale dhe të llojeve të tjera të ndërtesave.

Për të garantuar shërbim cilësor për klientët e saj në mbarë botën, gamën e produkteve të paranderjes Freyssinet e prodhon në divizionin e saj industrial, Freyssinet Products Company (FPC), dhe menaxhon plotësisht prodhimin, servisimin dhe menaxhimin e pajisjeve për ekzekutimin e punimeve.

Njëkohësisht, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë së punimeve të paranderjes, Freyssinet ka në dispozicion akademinë e saj të paranderjes dhe kryen trajnime të rregullta dhe të vazhdueshme të punonjësve të saj.

Freyssinet vazhdimisht investon në përmirësimin e produkteve dhe teknologjive dhe gjithashtu ka në dispozicion qendrën e vet të testimit dhe laboratorin e testimit.

Kabllo të zhdrejtë

Freyssinet është një nga liderët botërorë në fushën e menaxhimit të kabllove, me më shumë se 400 struktura të ndërtuara në mbarë botën.

Në këtë teknologji, e cila është zhvilluar që në vitet 70 të shekullit të kaluar, produktet Freyssinet përfaqësojnë një pikë referimi për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e ndërtimeve, nëpërmjet:

- rezistencës ndaj lodhjes

- shkallës së lartë të mbrojtjes nga korrozioni nëpërmjet shpikjes së saj të litarëve plotësisht të mbështjellë dhe të mbrojtur individualisht

- kontrollit dhe monitorimit të lehtë

- mirëmbajtjes së lehtë

Në gamën e saj, Freyssinet ofron materiale dhe zgjidhje për struktura të lehta si dhe për struktura me shtrirje të mëdha, nëpërmjet ankorimit të kabllove në të dy skajet ose nëpërmjet kabllove të vazhdueshme të drejtuara përmes shalave me shumë kanale, me një shkallë jashtëzakonisht të lartë të koeficientit të fërkimit, duke garantuar zbatimin e standardeve më të larta për sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

Kabllot varëse

Кabllot Freyssinet vazhdimisht përmirësohen për të siguruar rezistencë më të mirë ndaj lodhjes dhe qëndrueshmëri më të madhe, por në të njëjtën kohë për të përdorur vetitë e kësaj kablloje edhe për përdorime të tjera.

Kështu u zhvillua kablloja Cohestrand® për të përmbushur nevojat e strukturave të varura, ku ngarkesat transferohen në kabllot e varura me anë të shtrenguesve dhe varëseve.

Por Cohestrand® ka gjetur një fushë të re aplikimi në çatitë e varura të stadiumeve, ku u ofron arkitektëve struktura unike fleksibël dhe të lehta, me një jetëgjatësi prej 100 vjetësh.

Duke prodhuar produktet e saj në mënyrë të pavarur, Freyssinet siguron nivelin më të lartë të cilësisë dhe kontrollit të materialeve paranderëse, dhe gjithashtu ofron një qasje proaktive në monitorimin dhe mirëmbajtjen e strukturave gjatë funksionimit.

Materialet, në varësi të aplikimit, posedojnë vërtetimet, certifikatat dhe shënimet përkatëse.